Operacioni i Dukagjinit

Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike  në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal.

Në këtë operacion janë përfshirë rreth 150 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, të Komisariatit Special RENEA, Ndërhyrjes  së Shpejtë dhe shërbime të tjera të specializuara.
Në mbështetje të këtyre forcave janë vënë dhe tre helikopterë, nga të cilët 2 të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një i Policisë së Shtetit, që po kryejnë transportin e forcave policore, pasi terreni ku po zhvillohet operacioni është tepër i vështirë dhe shtrihet në një zonë të  thellë malore.
Në dispozicion të shërbimeve policore të përfshira në operacion janë vënë dhe rreth 35 mjete të llojeve të ndryshme, duke patur parasysh dhe vështirësitë që paraqet terreni.

Aktualisht strukturat e policisë, po veprojnë në 13 grupe në terren, duke asgjesuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike.
Deri në këto momente shërbimet policore të përfshira në operacion kanë bërë të mundur asgjesimin e mbi 30.000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa.
Për çdo rast janë kryer veprimet procedurale dhe janë marrë mostrat përkatëse për ekzaminime të mëtejshme.
Gjatë kohës që forcat e policisë po operonin në një zonë në Komunën Pult është dëgjuar një e shtënë arme. Menjëherë janë organizuar shërbimet e Komisariatit Special RENEA, të cilat kanë shkuar në vendin e ngjarjes në mbështetje të grupeve që veprojnë në terren për të mundësuar kapjen e autorit.

Aktualisht forcat e policisë vijojnë operacionin në terren. Ky operacion do të shtrihet dhe në ditët në vijim deri në asgjesimin e të gjithë sipërfaqeve të konstatuara të kultivuara me bimë narkotike në këtë zonë.

Operacioni i ndërmarrë gjatë ditës së sotme është ndër operacionet më të gjera të zhvilluara nga strukturat e policisë për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, pas operacionit të zhvilluar në Lazarat.

Policia e Shtetit është e vendosur në përmbushjen e objektivave të saj për asgjesimin e çdo sipërfaqe të kultivuar me bimë narkotike dhe vënien para drejtësisë të autorëve, dhe ky operacion rikonfirmon angazhimin e saj të plotë në këtë angazhim me rëndësi kombëtare për heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.

Departamenti për Sigurinë Publike, mbi bazën e informacioneve që administronte në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në qarkun e Shkodrës në zbatim të planit të veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike gjatë vitit 2014” hartoi planin e operacionit për “Identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të  mbjella me bimë narkotike cannabis sativa në  komunat Pult, Shosh, Shalë dhe Temal” .
Nga informacioni i administruar dhe monitorimet ajrore bimët narkotike ishin mbjellë në fshatrat  e komunave të mësipërme, kryesisht në terren malor, në lugina dhe shpate mali, pranë burimeve ujore dhe në afërsi të banesave. Në planin e operacionit u parashikua edhe situata kriminale në zonë.

Në këtë operacion policor që filloi më datë 21.08.2014 dhe përfundoi më datë 29.08.014 morën pjesë çdo ditë 145 punonjës police të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër, Komisariatit “RENEA”, Komisariatit të FNSH-ve Shkodër dhe Tiranë, 22 makina , tre helikopterë, një i policisë dhe dy helikopterë të Bazës Ajrore Farkë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave e Armatosura. 

Arkiva

Prill 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2