Policia e Shtetit shpall një pozicion të lirë për funksionin Jurist.
Funksioni i lirë në Policinë e Shtetit është Specialist jurist për trajtimin e punonjësve të Policisë dhe familjeve të punonjësve të Policisë të Rënë në Krye të Detyrës, në Sektorin e Organizimit, Pagave dhe Pensioneve, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Aplikimet të fillojnë më datë 04.07.2016 dhe të përfundojnë më 08.07.2016
Kriteret e pranimit në funksionin “Specialist, jurist”
a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të mos jetë i përjashtuar nga policia ose të jetë larguar nga shërbimi civil;
c. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
ç. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
d. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës:
dh. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
e. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën përkatëse;
ë. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
f. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Formularin e aplikimit;
b. Fotokopje të kartës së identitetit;
c. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;
ç. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
d. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
dh. Certifikatë familjare;
e. Vërtetim nga gjykata;
ë. Vërtetim nga prokuroria;
f. Raport mjeko – ligjor;
g. Fotokopje e librezës së punës;
gj. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.
Specialisti jurist kryen detyrat specifike:
- Zbaton akte ligjore, nënligjore që lidhen me trajtimin e punonjësve të Policisë dhe familjeve të punonjësve të Policisë të Rënë në Krye të Detyrës.
- Kryen detyra për asistimin, mbikëqyrjen, menaxhimin e aktiviteteve, si dhe përgatitjen e studimeve e rekomandimeve lidhur me trajtimin financiar të punonjësve të policisë.
- Ndjek në dinamikë duke bashkëpunuar me strukturat e financës, lidhur me trajtimin me pagë dhe të shtesave që duhet të përfitojë punonjësi i policisë.
ç. Ndjek problematikat e familjeve të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës si : dhënie e ndihmës së menjëhershme, shpalljen dëshmor, vendosjen në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, punësimin e familjarëve, strehim dhe arsimimin e fëmijëve.
- Përgatit praktikat dhe dokumentacionin e nevojshëm sipas propozimeve të titullarëve të strukturave vendore dhe qendrore, në lidhje me motivimin material dhe moral të punonjësve të policisë.
dh. Ndjek procedurat për pagesat e dëmshmërisë së shëndetit.
- Ndjek procedurat dhe harton praktikat për dhënie certifikata dhe medalje.
ë. Harton praktika për pagesat për privacionet dhe monitoron dhe jep konsulta në njësitë organizative dhe buxhetore lidhur me pagesat.
- Përgatit informacione, statistika, përgjithësime dhe analiza lidhur me përmirësimet strukturore dhe trajtimet financiare të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Fazat e konkurrimit janë si më poshtë:
1. Jetëshkrimi i aplikantit
2. Testi me shkrim
3. Intervista me gojë
Testi me shkrim do të zhvillohet më datë 12.07.2016, ora 12.00, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit
Për informacione të mëtejshme kontaktoni në adresën e email: