“Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2019” (2)
Në zbatim të VKM-së nr. 283, datë 10.5.2019, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2019”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka caktuar një Specialist në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në DPPSH, si person kontakti për denoncimin e çdo rasti ku mund të përfshihen ose u është kërkuar të përfshihen punonjësit e Policisë së Shtetit, në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhjet për Pushtetin Vendor.
Personi i kontaktit në Policinë e Shtetit është Ramazan Gjini.
Adresa e email:
Policia e Shtetit është në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit, për çdo rast që evidentoni në kundërshtim me këtë mision denoncojeni menjëherë në adresën e email-it të mësipërm, duke ju garantuar ruajtje të anonimatit si dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.