Hapen aplikimet Task Forcës Speciale Qendrore dhe Vendore, “Forca e ligjit”

Nisin aplikimet për të qenë pjesë e Task Forcës Speciale Qëndrore dhe Vendore, në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”.

 

Policia e Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e kapaciteteve më të mira, njoftohen të gjithë punonjësit e Policisë të interesuar të kandidojnë për specialist hetimi pranë Task Forcës Speciale Qendrore dhe Vendore, që brenda datës 30 Dhjetor 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
– Jetëshkrimin e përditësuar, pozicionet dhe detyrat që ka pasur CV.
– Vlerësimin e punës nga Titullari i Institucionit.

Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Të ketë punuar në strukturat qendrore apo vendore kundër drogës, trafiqeve, krimet e rënda dhe krimit ekonomik për të paktën 3 vjet.
2. Të jetë trajnuar për aspektet e veçanta të hetimit të veprave penale në këto fusha.
3. Të ketë integritet dhe përkushtim.
4. Të ketë pasur rezultate konkrete në punë dhe të rezultojë i suksesshëm në hetimet e ndjekura.
5. Të mos jetë nën efektin e ndonjë mase disiplinore.

Kandidatët preferohen:

– Të kenë mbaruar studimet në drejtësi, bachelor ose master në drejtësi.
– Të zotërojë gjuhë të huaj anglisht.

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen:
– në adresën elektronike: ,
– si dhe në adresën postare: Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.

Arkiva

Qershor 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 1 2 3 4