Aplikimet për Kursin e Oficerit të Policisë Kriminale, të hapura deri në 15 shtator

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë, deri në datë 15 shtator 2019. 2

Në përfundim të kursit, studentët do të bëhen pjesë e strukturave të hetimit të Policisë së Shtetit dhe do të marrin gradën policore Nënkomisar.

Plotësoni formularin online në linkun: http://aplikime.asp.gov.al/apply 

 

                                                     1

 

 

Veç Drejtorisë Vendore të Policisë, aplikanti mund t’i dorëzojnë dokumentet edhe pranë Komisariateve që janë pranë njësisë vendore.

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të Arsimit të Lartë janë 100. Kandidatët duhet të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, ekonomike (degët ekonomi, financë) ose në shkencat kompjuterike(degët informatikë, elektronikë).

KRITERET E PËRGJITHSHME
Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë:
– të jenë shtetas shqiptarë;
– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;
– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
– të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;
– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;
– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
KRITERET E VEÇANTA
Kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u pranuar në këtë cikël janë:
– të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë);
– të jenë nën moshën 30 vjeç;
– të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;
– të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;
– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT;
PROCEDURA E PËRZGJEDHJES
Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:
– Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga llogaritja e mesatares së dy cikleve në të njëjtën fushë studimi;
– Vlerësim me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;
– Intervistimi i aplikantëve;
– Kontrolli shëndetësor;
– Marrja e shenjave të gishtave;
– Verifikimi përfundimtar i aplikantit.
Ky është kursi i dytë në kuadër të hapjes së aplikimeve nga Policia e Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, ku u prit nga homologu i tij, Mehmet Aktaş

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, ku u prit nga homologu i tij, Mehmet Aktaş.WhatsApp Image 2019-08-09 at 14.26.12 1

Veliu dhe Aktaş vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet  mes dy Policive.

Gjatë takimit u trajtuan fushat më me interes  ku kërkohet thellimi i bashkëpunimit mes dy  Policive përkatëse. Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që shoqërohej nga Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të Policisë turke si dhe vizitoi nga afër Akademinë e Policisë .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

WhatsApp Image 2019-08-09 at 14.26.12

Arkiva

Shtator 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3