Misioni i Sherbimeve Mbeshtetese
Departamenti për Shërbimet Mbështetëse është strukturë që merret me mbështetjen dhe plotësimin e nevojave të strukturave operacionale me burime njerëzore, materialo-logjistike, financiare dhe me teknologji informatike, nëpërmjet rekrutimit të personelit, planifikimit e shpërndarjes së buxhetit, si dhe nëpërmjet menaxhimit e administrimin e burimeve mbështetëse në tërësi, me qëllim që të sigurohen kushte optimale pune për shërbimet policore.