Ndalohen katër shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.


Elbasan Drejtoria Elbasan

Ndalohen katër shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasve:

Kristaq Piligriu, 59 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Kryetar i Degës Ekonomike në Uzinën e Lëndëve Plasëse, Mjekës

Argjir Panariti, 64 vjeç, banues në Elbasan, ish-inxhinier në Uzinën e Lëndëve e Plasëse, Mjekës

Stavri Çipa, 59 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Kryeinxhinier në Uzinën e Lëndëve e Plasëse, Mjekës

Gëzim Pitja, 53 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse, Mjekës

Policia po punon për kapjen e shtetasit në kërkim:

D.K, 64 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ish-Drejtor i Uzinës së Lëndëve Plasëse, Mjekës.

Pasi Gjykata e Rrethit Gjykësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “ Arrest me burg”, për veprën penale ”Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.

Këta shtetas duke qenë me detyrë Kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën dhe shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera për tenderin e zhvilluar për “Shitje skrapi dhe lëndëve plasëse TNT”, procedurat e tenderimit “Koncerti i trashëgimisë kulturore shqiptare” si dhe sponsorizime të tjera të kryera nga Uzina e Lëndëve Plasëse, Mjekës.

Arkiva

Tetor 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31