Ka nisur sot faza e dytë e konkurimit, testimi fizik, për Patrullë të Përgjithshme

video

1040 konkurentë për 500 vende do t’i nëshshtrohen këtij testimi. faza 2

Pas përfundimit të fazës së parë, atë të testimit me shkrim, proces transparent dhe i monitoruar, sot 1040 konkurentë që kaluan fazën e parë do t’i nënshtrohen testimit fizik, i cili zhvillohet në ambientet e reja të Repartit Special “RENEA”, në Yzberisht.

Për 10 ditë rresht, nga 100 aplikantë çdo ditë, sipas rendit zbritës të pikëve dhe qarqeve përkatëse, të cilët janë njoftuar nga Drejtoritë Vendore të Policisë do të marrin pjesë në testimin fizik, proces i cili do monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.

Tiranë - Policia Rrugore, përgjatë javës, ka arrestuar 48 drejtues mjetesh


video

Në funksion të kontrolleve dhe patrullimeve për parandalimin e ngjarjeve dhe konstatimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, janë konstatuar dhe: 01drejtoria new

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” 47 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Janë pezulluar 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.

Janë proceduar administrativisht 35 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 328 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.

Janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, 327 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme.


Janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 113 drejtues mjetesh.

Janë ndëshkuar 1667 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare.

Si dhe janë vendosur 2978 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Arkiva

Tetor 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31