Vijon procesi i testimit me shkrim për 500 vende për Patrullë të Përgjithshme.

video

Në orën 16.00 ka filluar faza e dytë e testimit me shkrim për aplikantët nga qarqet Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Dibër.  testi

Ndërkohë janë afishuar në Pallatin e Kongreseve listat me rezultatet e fazës së parë të testimit të aplikantëve nga qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.

Aplikantet e fazes së parë mund të shohin rezultatet edhe në linkun e mëposhtëm:

https://www.asp.gov.al/akademia/index.php/al/njoftim-rezultatet-e-testimit-me-shkrim-te-zhvilluar-sot-ne-date-4-shtator-2019-per-aplikantet-ne-kolegjin-profesional-te-larte-patrulle-e-pergjithshme-grupi-pare

 

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 4 shtator 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. 01drejtoria new

Elbasan - Finalizohet operacioni “Rrajca 2019”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në trafikimin e mjeteve motorike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd. Një shtetas në pranga dhe një i shpallur në kërkim. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, finalizoi operacionin “Rrajca 2019”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. B., 53 vjeç, lindur në Prrenjas, Librazhd. Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë. Në kuadër të operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut, në pronësi të një shtetasi maqedonas. Automjeti është vjedhur në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me pas trafikuar në Shqipëri. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash (për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike“.

Kurbin/Lezhë - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, lokalizon dhe kap një tjetër shtetas shqiptar të dënuar nga legjislacioni italian për "Trafik droge", me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar profesionale, lokalizuan dhe kapen duke e arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me urdhër-arrest të vitit 2013, e kanë dënuar këtë shtetas për veprën penale "Trafik droge në bashkëpunim" parashikuar nga legjislacioni ltalian, të cilit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Shkodër - Finalizohet operacioni “The third time”. Vihet në pranga një 42-vjeçar, i dënuar dy herë më parë për vjedhje. Zbardhen disa vjedhje automjetesh, biçikletash e banesash. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa biçikleta e sende të tjera, të vjedhura nga ky shetas në automjete dhe banesa. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, Policia e Shkodrës, bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative dhe falë veprimeve profesionale ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor "The third time", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A.RR., 42 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar dy herë më parë për vjedhje të pronës. Ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale në mënyrë të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës, kryesisht të automjeteve duke thyer xhamin e pasëm trekëndësh të mjetit, vidhte biçikleta, banesa dhe zyra të firmave të ndryshme, duke marrë sende me vlerë dhe pajisje kompjuterike. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi disa biçikleta, sende të tjera që dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur në automjete, banesa apo zyra firmash private, si dhe mjetet që përdorte për të kryer vjedhjet. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

Tiranë - Operacion policor i koduar “Jail” nga Komisariati i Policisë Nr.6, për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë. Parandalohet vjedhja e një banese, ku autorët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në momentin e vjedhjes së banesës. Zbardhen dhe katër raste vjedhjesh të tjera të ndodhura më parë, në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.6, ku dyshohet se autorë janë shtetasit e arrestuar. Komisariati i Policisë Nr. 6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Jail”, arrestoi në flagrancë shtetasit: Xh. H., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë dhe B. Z., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë. Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr 6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusave të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme: Vjedhjes së banesës me qera të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019; Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në rrugën “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt; Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019; Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Krujë - Informacion paraprak - Më datë 04.09.2019, gjatë natës, në fshatin Budull, Krujë, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit B.K., është vendosur një sasi lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar pjesërisht një kanatë e portës.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fier - Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike". Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit A.D, 56 vjeç, banues në Fier. Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër "Arrest me burg" për kryerjen e veprës penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit - Për një shërbim sa më cilësor, për më shumë rend e siguri, për një performancë më të lartë të Policisë së Shtetit do vijojmë të hapim dyert e Policisë duke bërë pjesë të saj forcën më vitale, rininë dhe inteligjencën. Mbi 2100 të rinj e të reja sot po vijojnë konkurimin për 500 vende për Patrullë të Përgjithshme. Një proces tejet transparent, i monitoruar, filmuar e fotografuar në çdo kohë. Korrigjim me skandron, në prezencë të konkurentëve dhe afishim i rezultateve në kohë reale. Ministria e Brendshme është e fokusuar dhe e angazhuar për të fuqizuar bazën e trupës së Policisë së Shtetit. Ndërkohë dhe pak ditë kanë mbetur deri më 15 shtator, për mbylljen e aplikimeve për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta në degët Ekonomik, Juridik e Teknologji Informacioni dhe duan të bëhen Oficerë të Policisë Kriminale. Nxitoni të aplikoni për të kontribuar në të ardhmen e vendit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 119 shtetas, konkretisht: 18 janë arrestuar, 3 janë ndalur dhe 98 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Fier, 1 në Vlorë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Lezhë, 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 në qarkun Durrës, 1 në Fier dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Lezhë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët janë arrestuar në flagarncë, si edhe janë plotësuar 15 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 në Dibër dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 4 raste, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 17 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 6 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 2 në Fier, 2 në Lezhë, 2 në Vlorë, 1 në Elbasan dhe 2 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 2 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 4 në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat.

Janë evidentuar dhe proceduar 10 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 9 në Tiranë dhe 1 në Dibër.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Nentor 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5