Fier - Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike". Fier Policia

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-A.D, 56 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër "Arrest me burg" për kryerjen e veprës penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Tiranë - Operacion policor i koduar “Jail”, nga Komisariati i Policisë Nr.6

Operacion policor i koduar “Jail” nga Komisariati i Policisë Nr.6, për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë. 01drejtoria new

Parandalohet vjedhja e një banese, ku autorët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në momentin e vjedhjes së banesës.

Zbardhen dhe katër raste vjedhjesh të tjera të ndodhura më parë, në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.6, ku dyshohet se autorë janë shtetasit e arrestuar.

Komisariati i Policisë Nr. 6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Jail”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

- Xh. H., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.

- B. Z., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr 6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusave të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme:

-Vjedhjes së banesës me qera të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019;
- Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në rrugën “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt;
- Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019;
- Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal

Arkiva

Tetor 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31