Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar "Informaliteti"

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. informaliteti 2

Në pranga 15 administratorë të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.

Në vijim të planin të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore", Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar "Informaliteti", në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administratorë në kompani dhe shoqëri biznesi, konkretisht u ndaluan shtetasit:

B. P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash, ndërtime të ndryshme, import, eksport, tregtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrialë, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar, për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoi se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.

Në kuadër të këtij procedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim dhe për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

informaliettit

 

informaliteti3

Raporti Ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit 05 Shtator 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. 01drejtoria new

Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar "Informaliteti". Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në pranga 15 administratorë të shoqërive dhe kompanive të ndryshme. Në vijim të planin të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore", Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar "Informaliteti", në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administratorë në kompani dhe shoqëri biznesi, konkretisht u ndaluan shtetasit: B. P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B. Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash, ndërtime të ndryshme, import, eksport, tregtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrialë, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020 lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi. Nga analizimi i librave të blerjes rezultoi se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor. Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim dhe për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Tiranë - Gjatë orëve të fundit nga strukturat e D.V.P. Tiranë janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 10 persona. Strukturat e D.V.P. Tiranë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, gjatë orëve të fundit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• R. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e "Ali Demit" ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4 shtetas.

U bë arrestimi i shtetasve A. Gj., 16 vjeç dhe A. I., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim". Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një telefon shtetasit E. K.

• U arrestua shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe “Dhunimi i banesës”, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi S. A., 16 vjeç, pasi janë gjetur brenda banesës së shtetases M. Y., si dhe kanë tentuar të vjedhin mjetin e shtetases I. L.

• U arrestua shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Në rrugën “Llazi Miho” ky shtetas ka aksidentuar me mjet shtetasin L. H., i cili ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Është ndaluar për veprën penale "Vjedhja", shtetasi :

• V. S., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën Dervish Hima" dhe “Mustafa Matohiti” iu ka vjedhur biçikletat shtetasve L. H., dhe K. P.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë lokalizuar dhe kapur dy shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

• Rr. B., 57 vjeç dhe A. A., 61 vjeç ( të dy banues në Tiranë) të shpallur në kërkim për veprat penale ''Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin me vlerën shtuar '' dhe ''Fshehja e të ardhurave”.

Po gjatë orëve të fundit është proceduar në gjëndje të lirë shtetasja:

• Q. A., 51 vjeçe, për veprën penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara “, pasi në rrugën “Lord Bajron", gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme të “Bar-kafe”, në pronësi të kësaj shtetaseje u konstatua një kompjuter, i cili dyshohet se përdorej për zhvillimin e palejuar të lojërave të fatit.

Vijon puna nga strukturat e D.V.P. Tiranë për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bulqizë - Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes së ndodhur në Bulqizë. Policia e Bulqizës pas rreth 1 orë e 30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21-vjeçarit i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e Ri, Bulqizë, kapi shtetasin F.K, 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë. Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar , shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent gjatë ndodhjes së konfliktit. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Elbasan - Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Shkatërrim i pronës", "Prishja e qetësisë publike", " Kanosja" pasi në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e një lokali bar kafe, katër shtetas kanë hyrë në lokalin e tij ku ndodhej vetëm punonjësi i lokalit dhe kanë dëmtuar ambientin e brendshëm të lokalit me mjete të forta dhe janë larguar menjëherë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Korçë - Konfliktohet me punonjësit e një firme ndërtimi, me pretendimin se po i cënonin pronën, si edhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.M., banues në fshatin Kamenicë, (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje). Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij. Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhërit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambjentet e Komisariatit. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Korçë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.V., 25 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij shtetasit A.V., 50 vjeç dhe më pas i ka vjedhur në banesë një sasi lekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Po gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë proceduar penalisht 74 shtetas, nga këta 19 shtetas janë arrestuar, 1 është ndaluar dhe 54 janë proceduar në gjëndje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, nga këta 2 të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" dhe "Fshehja e të ardhurave", si dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për "Trafikim të lëndëve narkotike".

Janë evidentuar dy raste të drejtimit të automjetit në gjëndje të dehur, në qarkun Tiranë dhe Korçë, ku drejtuesit e mjeteve janë arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 1 rast i "Plagosja e rëndë me dashje” në qarkun Tiranë; 1 rast i "Plagosja e lehtë me dashje" në qarkun Vlorë; 3 raste të "Dëmtime të tjera me dashje", përkatësisht në qarqet Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, nga këto 2 raste në qarkun Vlorë, 1 rast në qarkun Durrës dhe 1 rast në qarkun Korçë.

Jnë evidentuar 3 raste të "Dhunës në familje", përkatësisht 1 rast në qarkun Tiranë dhe 2 raste në qarkun Korçë.

Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes

Është evidentuar një rast i "Vënia në dispozicion të lokalit për lojëra të palejuara", ku autorja është proceduar në gjëndje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të ndërtimeve pa leje, ku autorët janë proceduar në gjëndje të lirë, konkretisht 3 raste në qarkun Tiranë, 1 rast në qarkun Korçë, 1 rast në qarkun Berat, 1 rast në qarkun Vlorë dhe 1 rast në qarkun Lezhë.

Janë evidentuar 4 raste të "Shkatërrimi i pronës me zjarr", konkretisht: 1 rast në qarkun Fier, 1 rast në qarkun Vlorë, 1 rast në qarkun Shkodër dhe 1 rast në qarkun Lezhë.

Është evidentuar 1 rast i "Ndotja e ajrit" në qarkun Lezhë, ku autori është proceduar në gjëndje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i "Prerja së paligjshme të pyjeve" në qarkun Gjirokastër, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Arkiva

Tetor 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31