Bulqizë - Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes së ndodhur në Bulqizë

video

Policia e Bulqizës pas rreth 1 orë e 30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21-vjeçarit, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital. d.v.p diber

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e ri Bulqizë, kapi shtetasin F.K., 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për t'u marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent gjatë ndodhjes së konfliktit.

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Korçë - Konfliktohet me punonjësit e një firme ndërtimi, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar

Konfliktohet me punonjësit e një firme ndërtimi, me pretendimin se po i cënonin pronën, si edhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar. DVP KORce New

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.M., banues në fshatin Kamenicë, (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje).

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij.

Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Maj 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6