Elbasan - Vjedhin me dhunë, si dhe mbajnë peng për disa orë klientin, Policia vë në pranga autorët

Në pranga përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë. elbasan

Në pranga dhe dy kamerierët e lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas denoncimit të marrë nga një shtetas (taksit), i cili kishte qëndruar për kafe në një lokal në Elbasan dhe aty i kishin vjedhur një shumë eurosh dhe e kishin mbajtur peng për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit:

Th. B., 33 vjeç dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan (përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij).

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor", shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, (kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Vorë/Tiranë - Udhëtonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete, falë njoftimit nga qytetarët vihet në pranga një i ri për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër për moskallëzim krimi

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë. arma

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- K. M., 19 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

- K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë, për veprën penale “Moskallzim krimi”;

Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arkiva

Maj 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6