Telefono Policinë
Kontakto me Policinë!
Telefono në numrat 112-129 pa pagesë:
- për prishje të rendit e të qetësisë publike,
- për ndihmë të shpejtë, kur ju kërcënohet jeta, apo jeni viktimë e një krimi,
- nëse jeni dëshmitar i një krimi,
- nëse jeni viktimë e dhunës në familje,
- për çdo person të dyshimtë që mund të jetë i kërkuar nga policia.
- për aksidentet rrugore.
Policia do Ju vijë menjëherë në ndihmë.
Ne kemi nevojë për ndihmën Tuaj, me qëllim që të rritet siguria në zonën ku ju banoni.
Vetëm bashkëpunimi Polici e Shtetit-Komunitet bën të mundur krijimin e një mjedisi ku krimi nuk mund të zhvillohet.