Hapen aplikimet për t'u bërë pjesë e Policisë, për studentët me rezultate të larta

Nga data 4 korrik hapen aplikimet për t'u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, për studentët që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta në disa degë të caktuara.AS aplikimet 

Me qëllim plotësimin e funksioneve të lira organike dhe përzgjedhjen me barazi, paanshmëri dhe transparencë të kandidatëve më të mirë, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës e mosdiskriminimit, në zbatim të urdhrit të Ministrit të Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. 

Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Aplikimet fillojnë më datë 04.07.2019 dhe përfundojnë më datë 31.07.2019.

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të Arsimit të Lartë janë 100, nga të cilat:

 -60 kuota për shtetas që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike.

-30 kuota për shtetas që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë).

-10 kuota për shtetas që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë).



Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë:

- të jenë shtetas shqiptarë;

- të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;

- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

- të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht për të kryer detyrën;

- të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundravajtjeje penale me dashje;

- të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;

- të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;



Ndërsa kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t'u pranuar në këtë cikël janë:

- të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):

- të jenë nën moshën 30 vjeç;

- të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;

- të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat;

- të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT;

Aplikimet duhet të bëhen nga data 04 korrik 2019 deri në datë 31 korrik 2019, dhe dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t'u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:


-Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga llogaritja e mesatares së dy cikleve në të njënjtën fushë studimi;

- vlerësim me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;

- intervistimi i aplikantëve;

- kontrolli shëndetësor;

- marrja e shenjave të gishtave;

- verifikimi përfundimtar i aplikantit;


Ky është kursi i dytë në kuadër të hapjes së aplikimeve nga Policia e Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik.


Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t'u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Nëshkruhet protokolli mbi bashkëpunimin gjatë sezonit turistik midis Policisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi

Mali i Zi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, z. Veselin Veljovic firmosën sot në Mal të Zi Protokollin "Mbi bashkëpunimin gjatë sezonit turistik për maliizi veliuvitin 2019".

Në zbatim të këtij protokolli, Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi 4 oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore që mbulon datat 1.07.2019 deri më 31.08.2019. Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës.

Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Malit të Zi, do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor dhe parandalimin e veprave kriminale si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike, mashtrimet me policat e sigurimit për mjetet motorike, mashtrimet me kartat e kreditit dhe me shkëmbimin e parasë, falsifikimin e parave dhe dokumenteve personale, prishjen e qetësisë publike, parandalimin e aksidenteve rrugore, forcimin e sigurisë në rrugë, etj.

Veliu dhe Veljovic kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin, që strukturat policore të Malit të Zi, kanë pasur me strukturat e tyre homologe në Shqipëri, gjatë sezoneve turistike dhe jo vetëm, si dhe rezultatet e arritura që prej vitit 2011, vit në të cilin është firmosur për herë të parë "Protokolli i bashkëpunimit gjatë sezonit turistik" midis Policisë Shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, që konsiderohet si një ndër shembujt dhe praktikat më të mira për tu ndjekur.

Të dy Drejtorët e Përgjithshëm kanë rënë dakord që modele të tilla bashkëpunimi të aplikohen edhe në fusha të tjera, në shërbim dhe në të mirë të komunitetit.

 

 

 

maliizi veliu1

malii zi veliu2

 

Arkiva

Maj 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6