Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në takimin delegacion e lartë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, të kryesuar nga Ministri Z.Ferdinand Grapperhaus.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu  priti në  takimin delegacion e  lartë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, të kryesuar nga Ministri Z.Ferdinand Grapperhaus.
 
valiu 4
 
Gjatë takimit, Drejtor Veliu  vuri në dukje marrëdhëniet mjaft të mira të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ndër vite, marrëdhënie të cilat gjatë viteve të fundit janë forcuar edhe falë punës së oficerëve të kontaktit të dy vendeve, të cilët kanë ndihmuar në shkëmbimin e informacionit në kohë reale, që përbën një faktor kyç për mbarëvajtjen e hetimeve për grupet kriminale apo persona të përfshirë në aktivitet kriminal. 
Në këtë kontekst u evidentuan disa nga sukseset e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritet holandeze si: operacioni Last Snow, Le Peugeot, Drina/Portum, JAD, si dhe mega operacioni One if by Land, i cili u zhvillua në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave, me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku falë bashkëpunimit u bë e mundur goditja e 7 grupeve të strukturuara kriminale. Po ashtu u theksua se këto suksese dëshmojnë rritjen e besueshmërisë së Policisë Shqiptare, Prokurorisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese tek partnerët ndërkombëtarë, element shumë i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit kundër krimit në tërësi. 
Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Z.Ferdinand Grapperhaus vlerësoi  bashkëpunimin e shkëlqyer dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, pasi krimi nuk ka kufij dhe këtë e favorizon digjitalizimi dhe  lëvizja e lirë e njerëzve në mbarë botën. 
 
Gjithashtu ministri Grapperhaus foli mbi ngritjen e grupeve të hetimit të përbashkëta, në kuadër të luftës kundër krimit në tërësi. 
 
Në mbyllje të takimit, Drejtori Veliu siguroi se Policia e Shtetit është e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet holandeze për zhvillimin e hetimeve të përbashkëta për të përshpejtuar procedurat e hetimit dhe zhdukur barrierat, pasi të gjithë kemi një qëllim të përbashkët, goditjen e krimit të organizuar, pastrimit të parave, terrorizmit dhe trafiqeve të të gjitha llojeve.
veliu 1
 
veliu 2
 
veliu 3
 
veliu 5
 
veliu 6
 
veliu 7

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit Ardi Veliu i akordon “Certifikatë për Shërbime të Dalluara" Z.William Morrell”. 27.03.2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shetit Ardi Veliu i akordon “Certifikatë për Shërbime të Dalluara" Z.William Morrell”.

Në kuadër të përfundimit të misionit në Shqipëri të z. William Morrell, Këshilltar Strategjik pranë Programit ICITAP, paraditen e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një ardiveliu-williams 1ceremoni, për vlerësimin e kontributit të çmuar dhënë nga z. Morrell në konsolidimin e kapaciteteve në fushën e menaxhimit strategjik të strukturave të Policisë së Shtetit, si edhe në integrimin e punonjësve të policisë në role drejtuese operacionale.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e dhënë nga zoti Morrell, për hartimin e “Raportit të vlerësimit të brendshëm të Policisë së Shtetit”, me objekt reformimin e Policisë së Shtetit, në hartimin e “Raportit mbi operacionin e zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit në Lazarat” duke dhënë dhe vlerësimet e rekomandimet përkatëse, kontributin e rëndësishëm edhe në procesin e integrimit të punonjëseve të policisë në pozicione drejtuese operacionale të Policisë së Shtetit përmes një programi të posaçëm të zhvilluar për këtë qëllim, si dhe në realizimin e një Cikli të trajnimeve në bashkëpunim me UNWomen "Mbi Perspektivat gjinore në polici", me synim fuqizimin e rolit dhe pozicionit të punonjëseve të Policisë së Shtetit brenda organizatës së policisë.

Veliu: "Mblidhemi shpesh në këtë sallë, për evente të ndryshme, për të vlerësuar punonjës policie që janë të përkushtuar dhe të ndershëm dhe sigurisht që jemi krenarë për ta, por kur mblidhemi për të vlerësuar kontributin e paçmuar të partnerëve tanë, jemi dy herë krenarë. E them këtë, pasi Policia e Shtetit vit pas viti bën hapa të sigurtë në të gjitha drejtimet, dhe një nga këto hapa e më kryesori, është fitimi i besimit dhe i mbështetjes nga partnerët tanë strategjikë".

Drejtuesi i Programit të ICITAP, z. Steve Bennett, ka vlerësuar punën dhe kontributin e dhënë nga z. Morrell, si Këshilltar Strategjik i Programit.

Z.William Morrell: “Falënderoj Drejtor Veliun për fjalët e mira dhe ju falënderoj të gjithëve ju, për mirësinë dhe bashkëpunimin që keni treguar gjatë kohës që unë kam qenë këtu. Nga eksperienca dhe programe të tilla në të gjithë botën, bashkëpunimi i ndërkombëtarëve gjithmonë në fushën e policimit këtu në Shqipëri, ka qenë i veçantë ose më i miri dhe kjo është në përfitim të Policisë së Shtetit. Ju uroj të gjithëve suksese, sepse suksesi që ka të bëjë me policimin është shumë i rëndësishëm për të gjithë shoqërinë, është një inkurajim për të rinjtë që duan të jetojnë dhe e shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri".

 

ardiveliu-williams 2

ardiveliu-williams 3.1

ardiveliu-williams 4

ardiveliu-williams 5

ardiveliu-williams 6

ardiveliu-williams 7

ardiveliu-williams 8

Arkiva

Maj 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6