Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerëson me Certifikatë “Për shërbime të dalluara” dy drejtues të lartë të Policsë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Ardi Veliu, u ka dorëzuar dy drejtuesve të lartë të Policisë certifikatat për shërbime të dalluara.

ceremonia 27 qershor 6

-Drejtues i Lartë Idajet Faskaj me motivacionin "Për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në forcimin e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e zbatimit të ligjit, në interes të forcimit të sigurisë publike".

-Drejtues i Parë Neritan Nallbati me motivacionin "Për merita të veçanta, profesionalizëm dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit".

Drejtor Veliu në fjalën e rastit ka theksuar se dy drejtuesit e Policisë u vlerësuan për përkushtimin dhe rezultatet e arritura në punë gjatë karrierës së tyre.

Vlerësime të tilla motivojnë dhe inkurajojnë gjithë efektivët për më shumë angazhim, përkushtim në shërbim të qyetarëve dhe në luftën ndaj krimit.

Faskaj dhe Nallbati kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për vlerësimin, si dhe gjithë kolegët me të cilët ata kanë punuar ndër vite.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ceremonia 27 qershor 1

 

ceremonia 27 qershor 2

 

ceremonia 27 qershor 3

 

ceremonia 27 qershor 4

 

ceremonia 27 qershor 5

 

ceremonia 27 qershor 7

 

ceremonia 27 qershor 8

 

 

certifikata 2

 

 

 

Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe OSBE-së në Shqipëri


osbe26qershor2Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Ata firmosën Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë – Prezenca në Shqipëri “Për zbatimin e analizës së sistemit për bashkërendimin, koordinimin, bashkëpunimin dhe komunikimin midis policisë gjyqësore dhe prokurorisë në procedimet penale”.

Drejtori Veliu theksoi se ky memorandum do të shërbejë për harmonizimin e veprimeve të Policisë me Prokurorinë për të patur më shumë sukses, duke mirë-rregulluar veprimet dhe punën e Oficerëve të Policisë Gjyqësore me Prokurorinë.

“Ne jemi të gatshëm të marrim çdo përgjegjësi dhe angazhim në implementimin e këtij dokumenti. Drejtorët e Policisë do të jenë aktiv edhe me Prokuroritë Vendore për të identifikuar çdo hapësirë dhe si mund të përmirësohen ato”, nënvizoi Veliu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

osbe26qershor1

osbe26qershor

osbe26qershor4

osbe26qershor5

osbe26qershor2

osbe26qershor3

Arkiva

Maj 2021
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6