Fier - Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Cakrani"

Policia godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve pushka

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Cakrani".

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Sekuestrohen 57 kg kanabis, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë.

Në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si edhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është organizuar dhe finalizuar operacioni "Cakrani".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. D., 61 vjeç, banues në Cakran.
J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".

Arkiva

Dhjetor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5