Raporti ditor i ngjarjeve gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë. 01drejtoria new

Tiranë - Gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Haredin Shtino”, është përfshirë nga flakët mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit G. N. Si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, dyshohet se zjarri i vënë në mjetin në pronësi të shtetasit G.N është i qëllimshëm. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Librazhd - Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet. Në bashkëpunim me polumbarët dhe punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lumnik, Librazhd. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 252 shtetas, nga këta: 49 janë të arrestuar, 20 janë ndalur dhe 183 po procedohen në gjëndje të lirë.

Janë ndalur 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 22 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 20 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 33 raste, konkretisht: 9 raste të “Kanosja”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 12 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, me 16 autorë që po procedohen në gjëndje të lirë; 9 “Dëmtime të tjera me dashje”, me 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja me dashje”, në qarkun Elbasan.

Janë evidentuar 12 raste të “Dhuna në familje” në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 18 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 29 raste, 9 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 20 raste, për të cilat po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 20 raste të “Ndërtimi pa leje”, në të gjithë vendin, me 20 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Gjatë 72 orëve e fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 14 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 22 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 12 shtetas duke drejtuar automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 9 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 17 shtetas duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, nga të cilët 13 janë arrestuar në flagrancë dhe 4 po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Dhjetor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5