Kamzë/Tiranë - Hyn në një banesë për të vjedhur, por diktohet nga pronarja e banesës, e cila njofton Policinë

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është vënë në pranga autori. drejtoria-e-policise-tirane

Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.

Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Arkiva

Dhjetor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5